Si të bëhesh Guidë Turistike

 

Hyrje

Profesioni i guidës turistike në Shqipëri është i rregulluar dhe kërkon certifikim specifik. Kjo faqe ofron një përmbledhje të detajuar të hapave, kritereve dhe proceseve të nevojshme për t’u bërë një guidë turistike i certifikuar në Shqipëri.

Hapat dhe procedurat për t’u bërë guidë e certifikuar në Shqipëri

⮚ Regjistrimi për trajnim: Pjesëmarrësit duhet të regjistrohen për kurset e trajnimit të ofruara nga qendrat e trajnimit të akredituara nga qeveria. Këto kurse përgatisin udhërrëfyes për fusha specifike bazuar në interesat dhe dëshirat e aplikantit për ekspertizë.

⮚ Përfundimi i Kursit: Pjesëmarrësit duhet të ndjekin dhe përfundojnë të gjitha modulet e kërkuara në programin e trajnimit.

⮚ Përgatitja e Portofolit Profesional: Pjesëmarrësit duhet të përgatisin një portofol profesional, i cili përfshin materialet e studimit dhe zhvillimin e një udhëzuesi për një zonë specifike.

⮚Aplikimi për Certifikim: Pjesëmarrësit duhet të plotësojnë aplikimin për certifikatën e “udhërrëfyesit turistik”, duke specifikuar kategorinë dhe aftësinë në gjuhë të huaj.

⮚ Lëshimi i certifikates: Ofruesi i trajnimit do të njoftojë pjesëmarrësit për vendimin e bordit në lidhje me certifikimin.

Procesi i Certifikimit

Institucioni që kryen certifikimin e udhërrëfyesit turistik është ministria përgjegjëse për turizmin e cila lëshon certifikatën e udhërrëfyesit turistik për kategorinë dhe gjuhën përkatëse të udhërrëfyesit. Certifikata e udhërrëfyesit turistik, që miraton kryerjen e shërbimit të udhërrëfyesit turistik, regjistrohet në Regjistrin Qëndror të Turizmit, që administrohet nga struktura përgjegjëse pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin.

Dokumentacioni i nevojshëm i cili duhet të dorëzohet për paisjen me certificatë:

⮚ Një kërkesë me shkrim që përmban:

    • Të dhënat personale (emri, mbiemri, numri personal, adresa, numri i telefonit).
    • Kategorinë specifike e certifikatës së udhërrëfyesit që kërkohet.
    • Gjuha/ët e huaja me të cilat guida do të operojë.
    • Vendin, datën dhe nënshkrimin e aplikuesit

⮚ Fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës;

⮚ Dëshminë e penalitetit, të lëshuar jo më herët se tre muaj përpara datës së aplikimit, e cila merret nga e-albania;

⮚ Fotokopjen e noterizuar të dokumentit të përfundimit të studimeve të arsimit të mesëm ose të lartë;

⮚ Fotokopjen e noterizuar të dokumentit që vërteton përfundimin me sukses të programit të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik, sipas kategorisë përkatëse;

⮚ Dokumentin që vërteton njohjen dhe aftësitë komunikuese shumë të mira në gjuhën e huaj, në të cilën do të ofrojë shërbimet e tij udhërrëfyesi turistik. Niveli i njohjes së gjuhës.

Kriteret për Çertifikimin

Për t’u paisur me një certifikim si guidë turistike, kandidati duhet:

⮚ Të jetë mbi moshën 18 vjeç;

⮚ Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

⮚ Të mos ketë qënë i dënuar me heqje lirie për vepra penale të kryera me dashje;

⮚ Të jetë i pajisur me dokumentin që vërteton përfundimin me sukses të programit përkatës të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik, sipas kategorive dhe programeve te akredituara në përputhje me dispozitat e ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”;

⮚ Në rastin e një shtetasi të huaj, përveç plotësimit të kritereve të përmendura më lart, ai duhet të jetë me qëndrim të ligjshëm, për jo më pak se një vit, në Republikën e Shqipërisë dhe të ketë njohurit bazë të gjuhës shqipe.

Kategoritë e Guidave në Shqipëri

Guidat turistike në Shqipëri klasifikohen në tre kategori:

Guidë Kombëtare: Përgjegjëse për udhëheqjen e grupeve turistike në të gjithë vendin, duke u fokusuar në trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore. Kërkon të paktën 600 orë trajnim.

Guidë Lokale: Përgjegjëse për udhëheqjen e grupeve turistike në një zonë të caktuar lokale, duke u fokusuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore të atij rajoni. Kërkon të paktën 320 orë trajnim.

Guidë Turistike e Specialitetit të Veçantë: Përqendrohet në turizmin e natyrës dhe aventurës me aktivitete specifike si hiking, çiklizëm, kacavjerrje, sporte ujore, etj. Kërkon të paktën 320 orë trajnim.

 

 

Programet e Trajnimit & Institucionet e Akredituara

Institucione të ndryshme të akredituara ofrojnë programe kualifikimi për guidat e ardhshme turistike. Çdo institucion ofron programe të specializuara në përputhje me kategoritë e ndryshme të guidave turistike.

NATGA (National Albanian Tourist Guide Association)

NATGA është një organizatë që ofron programe trajnimi gjithëpërfshirëse për udhërrëfyesit aspirantë turistikë në Shqipëri. Ofrojnë kurse për guidë turistike kombëtare dhe lokale në Shqipëri.

Kontakt:

Email: natga.albania@gmail.com

Phone: +355 69 216 4170

Facebook: NATGA

Instagram: NATGA

LinkedIn: NATGA

Marin Barleti University

Universiteti Marin Barleti ofron programe të specializuara trajnimi nëpërmjet Departamentit të Turizmit. Universiteti ofron trajnime në të tre kategoritë e guidave turistike.

Kontakt:

Email: tou.dep@umb.edu.al &

bp.training@umb.edu.al

Phone: +355 69 706 3488

Website:UMB

The Bridge

The Bridge është një qendër trajnimi që ofron një sërë kursesh që synojnë zhvillimin e aftësive për guidat turistike kombëtare dhe të specializuara. Programet e tyre përfshijnë një sërë udhëtimesh interaktive në terren për të siguruar përvoja mësimore.

Kontakt:

Email: info@thebridge.al

Phone: +355 68 404 5721

Website: The Bridge

Instagram: The Bridge

Facebook: The Bridge

LinkedIn: The Bridge

University of Sports

Universiteti i Sporteve ofron programe të krijuara posaçërisht për guidat e specializuara në turizmin sportiv dhe aventurë. Kurrikula përfshin trajnime në edukimin fizik, menaxhimin e sporteve dhe aftësi specifike sportive të aventurës.

Kontakt:

Phone: +355 67 609 6800

+355 69 888 0444

Email: xhlozi@ust.edu.al

Website: UST

Tirana Training Center

Tirana Training Center ofron trajnime për guida turistike kombëtare dhe lokale. Kurset e tyre mbulojnë trashëgiminë kulturore, historike dhe natyrore të Shqipërisë, duke siguruar që guidat të jenë të pajisur mirë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme.

Kontakt:

Email: info@tiranatrainingcenter.com

Website: Tirana Training Center

Instagram: Tirana Training Center

    Pegasos Travel

    Pegasos Travel ofron programe trajnimi për ata që dëshirojnë të bëhen guida turistike kombëtare, duke u fokusuar në trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë, dhe duke siguruar që guidat të jenë të përgatitura për të ofruar ture që nxjerrin në pah bukuritë e Shqipërisë.

    Kontakt:

    Email: pegasostravel@gmail.com, info@pegasostravel.com

    Mobile: +355 695821609

    Phone: +355 42366651

    Instagram: Pegasos Travel

    TikTok: Pegasos Travel

    Facebook: Pegasos Travel

    Albanian Rafting Federation

    Federata Shqiptare e Rafting fokusohet në trajnimin e guidave për turizmin e aventurës, veçanërisht në sportet ujore si rafting, kayaking apo sporte të tjera të lidhura me lumin, me fokus në trajnime praktike në lumenjtë e Shqipërisë.

    Kontakt:

    Telefon: +355 67 200 66 23

    Email: info@albrafting.org

    Website: Albanian Rafting

    Kjo fushatë që promovon guidat turistike në Shqipëri, është mundësuar nga: